Antony niset drejt stacionit të policisë

Futboll

Antony niset drejt stacionit të policisë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 19:27
Ylli i Manchester United, Antony

Ylli i Manchester United, Antony është parë duke shkuar drejt stacionit të policisë, për tu marrë në pyetje lidhur me akuzat për abuzim në familje.

Antony u lejua të largohet nga United në fillim të këtij muaji, pasi ish-dashnorja e tij, Gabriella Cavallin pretendoi se e ai kishte sulmuar atë më 15 janar në një hotel në Manchester.

Antony u kthye në Manchester në fillim të kësaj jave, pasi kishte qëndruar në Brazil që nga fillimi i shtatorit, kur u bashkua me ekipin kombëtar vetëm për t'u tërhequr më pas nga grumbullimi në momentin kur u shfaqën akuzat.

Fotot janë shfaqur të enjten që tregojnë Antonyn në sediljen e pasagjerit të një automjeti, ku “Sun” bën të ditur se ai ishte rrugës për të folur me policinë në lidhje me pretendimet e Cavallin.

Thuhet se Antony, i cili ka vazhduar të këmbëngulë se nuk ka bërë asgjë të keqe, kontaktoi Policinë e Manchesterit të Madh (GMP) dhe doli vullnetarisht t'i takonte për t'u marrë në pyetje, pasi foli edhe me policinë gjatë kohës së tij në Brazil.

“The Times” raportoi se Antony është i gatshëm t'ia dorëzojë telefonin e tij GMP-së për t'i ndihmuar ata në hetimet e tyre.

Antony, i cili iu bashkua United për 85 milionë funte në verën e vitit 2022, u akuzua se goditi me kokë dhe grushtoi Cavallin. Dyshohet se ai i kishte dëmtuar asaj një implant të gjirit gjatë atij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat