Del Piero zgjedh 5 më të mirët në historinë e Juventusit

Futboll

Del Piero zgjedh 5 më të mirët në historinë e Juventusit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:23
Del Piero

Legjendat që zgjedhin legjenda të tjera. Për Del Piero dhe Marchisio ishte e vështirë të bënin një formacion me 5 lojtarët më të mirë në historinë e Juves, pa zgjedhur njëri-tjetrin.

Të ftuar në një event për prezantimin e FC24, dy ish-lojtarët bardhezinj formuan top-5 e tyre.

I pari që ka zgjedhur është Del Piero, i cili prferoi në fushë më shumë lojtarë të modës së vjetër.

Në portë është Zoff, në vend të Buffon. Në mbrojtje Geatano Scirea, më pas Platini, Boniperti dhe Zinedine Zidane (të cilët do të jenë ndër të ftuarit në festën e 100-vjetorit të familjes Agnelli si pronarë të Juves).

Formacioni i Claudio Marchisio është më i freskët në kohë.

Ai vendosi Gigi Buffon në portë, Giorgio Chiellini në mbrojtje, Pirlo dhe Platini në mesfushë, si dhe Alessandro Del Piero në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat