Dhimbje koke për Inzaghin

Futboll

Dhimbje koke për Inzaghin

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 14:19
Davide Fratezi

Mesfushori i Interit, Davide Fratezi do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Salernitanës në Serinë A dhe ndaj Benfikës në Champions. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi zikaltër.

“Davide Fratezi iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano, pas lodhjes së muskujve.

Testet nxorën në pah një tendosje të lehtë në përkulësit e kofshës së djathtë.

Gjendja e mesfushorit do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në raportin zyrtar mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat