Gjimshiti provokon: Dimë se si t’i bëjmë keq Juventusit

Futboll

Gjimshiti provokon: Dimë se si t’i bëjmë keq Juventusit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:12
Gjimshiti

Fitorja në Verona ishte një mesazh i fortë për Atalantën, në pritje të ndeshjes me Juventusin, me Berat Gjimshitin, i cili ishte një prej më të mirëve në fushë për bergamaskët dhe ndër më të motivuarit në pritje të ndeshjes me bardhezinjtë:

“Jemi të lumtur për rezultatin që arritëm, por disi më pak për paraqitjen e radhës që ofruam. Ishte e rëndësishme të fitonim me Veronën, sepse kjo është një transfertë gjithmonë delikate, shumë fizike dhe e vështirë për t’u luajtur.

Por ne treguam se e merituam dhe çuam në shtëpi tri pikë me shumë vlerë.

Më pak sulmues? E vërtetë që zgjedhja e bërë nga ne pas avantazhit ishte një gabim, por Verona nuk pati asnjë rast për të na shënuar gjatë të gjithë ndeshjes, ndërsa ne shpërdoruam si shumë, edhe pse në këtë fillimsezoni, ku gjendja nuk është ende perfektë, ndoshta mund të pranohen këto vështirësi.

Mbrojtja, më perfekte se sulmi ynë? Nëse ne kemi bërë gjëra të mira, merita kryesore u takon mesfushorëve dhe sulmuesve, të cilët na kanë ndihmuar, duke u sakrifikuar jo pak. Dhe padyshim që për ne është një sodisfaksion”. Lidhur me ndeshjen me Juventusin, që i pret, Berat Gjimshiti, nënvizon:

“Në këtë periudhë është shumë e vështirë që të përgatisim ndeshjet, sepse kalendari është tepër i ngjeshur.

Me të mbaruar një takik duhet të mendosh për tjetrin, madje edhe për Juven vlen i njëjti argument, duke qenë se pas tyre menjëherë më pas jemi të impenjuar në Ligën e Europës. Juventusi është një klub i madh, por ne kemi treguar në vitet e fundit se dimë se si t’i bëjmë keq dhe duam që t’i mundim edhe këtë herë.

Për ne është e rëndësishme që të bëjmë një rezultat pozitiv me Juven, sepse menjëherë më pas kemi duelin me Lacion, ndaj nuk do të jetë aspak një muaj i lehtë që na pret, deri te ndeshjet me Kombëtaren”, deklaroi Berat Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat