Shpërthimi i Pellegrinit

Futboll

Shpërthimi i Pellegrinit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:43
Lorenzo Pellegrini

Lorenzo Pellegrini ka folur për kanalet zyrtare të Romës pas humbjes 3-1 ndaj Genoa-s:

“Ka një sërë gjërash për këtë ndeshje për t’u analizuar dhe përmirësuar, por përtej kësaj ne absolutisht duhet të kthehemi te fitorja të dielën.

“Është absolutisht e papranueshme që Roma të ketë këto pikë në renditje. Varet nga ne që jemi në ekip, të gjithë ne, të përpiqemi të ndryshojmë gjërat”.

Për golat e shumtë të pësuar:

“Siç e thashë edhe më parë, është e sigurt që ka gjëra për të përmirësuar, nuk është e mundur që ky ekip të ketë pesë pikë në renditje”.

Për dialogun me tifozët në fund të ndeshjes:

“Ne shkuam atje për respekt. Ata e dinë që ky grup përpiqet të bëjë më të mirën për ta.

“Ne e dimë gjithë dashurinë që na japin, e dimë dashurinë që na bëjnë të ndiejmë, të gjitha sakrificat që bëjnë për të qenë pranë nesh kudo në botë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë më shumë se sa po bëjmë sepse për momentin nuk mjafton. Ne do ta bëjmë këtë para së gjithash për ta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat