Batutat e Brojës: Nuk mund ta besoj, Maatsen më i shpejt se unë

Futboll

Batutat e Brojës: Nuk mund ta besoj, Maatsen më i shpejt se unë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 22:29
Broja

Skuadra e Chelsea-t është njohur me vlerësimet e “EA Sports FC 24”, mes tyre edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Gjëja e parë që i ra në sy Brojës, ishte fotoja, e njëjtë me sezonin e shkuar, për të cilën u shpreh se është shumë e shëmtuar.

“Prit, jam njësoj si sezonin e shkuar, foto e shëmtuar”-tha ai, ndërsa më tej komentoi vlerësimin, që i kishte bërë “EA Sports FC 24”, në veçanti komentoi shpejtësinë (Pac) që sipas sulmuesit shqiptar ishte shumë e ulët: “74 Pac, ti sa do më jepje, ji i sinqertë, të paktë 92 Pac”

Maatsen tha: “90 Pac”. Broja u përgjigj duke thënë: “Të paktën 90 Pac”.

Maatsen vazhdoi me batutat dhe u shpreh: “Unë kam më shumë Pac”

Broja: “Ai ka më shumë Pac se unë, a mund ta besoni? Prit ta shikoj, ai ka 83 Pac”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat