Ballkani ndeshet me Llapin

Futboll

Ballkani ndeshet me Llapin

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tetë që janë në program për tu zhvilluar.

Është një xhiro ku zhvillohen dy derbi, njëri në Suharekë dhe tjetri në Lipjan ku përballen skuadrat e qytetit të Gjilanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para adhuruesve të vet pret Llapin në një duel që pritet të jetë i zjarrtë.

Dy skuadrat aktualisht janë në krye të Superligës së Kosovës me nga 16 pikë pas xhiros së shtatë, edhe pse Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe ndeshja në Suharekë pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Dueli tjetër i ditës së sotme pritet të zhvillohet mes Lirisë dhe Malishevës në Prizren.

Vendasit kërkojnë këndelljen pas dy humbjeve radhazi, derisa edhe Malisheva synon të kthehet te pikët pasi ka pësuar tre disfata në tre xhirot e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat