Empoli tenton gjithçka për rikuperimin e Ismajlit

Futboll

Empoli tenton gjithçka për rikuperimin e Ismajlit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:44
Ismajli

Empoli tenton gjithçka për rikuperimin e Ismajlit!

Ardian Ismajli u detyrua të largohej në minutën e 51 në duelin e humbur nga Empoli përballë Interit.

Nga ai moment drejtuesit e ekipit madje edhe në Shqipëri shqetësimi ishte i madh pasi mendohej se dëmtimi ishte i rëndë.

Pas disa analizash mjekët e Empolit kanë dalë në përfundim se dëmtimi nuk është serioz dhe se po bëhet gjithçka për të rikthyer Ismajlin që në ndeshjen e radhës. Nesër në orën 12:30 Empoli sfidon Bolonjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat