Pochettino i beson një 28-vjeçari para Brojës

Futboll

Pochettino i beson një 28-vjeçari para Brojës

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 14:18
Pochettino

Raportet mediatike angleze kanë pohuar se Raheem Sterling është kandidati më i mundshëm për të luajtur në sulmin e Chelsea, të hënën mbrëma. Sipas “Football London”, Armando Broja nuk pritet të startojë në derbin e Londrës Perëndimore kundër Fulham.

Mauricio Pochettino ka një vendim të madh në duart e tij, kur bëhet fjalë për atë se kush do të luajë në sulm për blutë të hënën mbrëma. Ai ka startuar me Nicolas Jackson në çdo ndeshje të Premier League deri më tani, por sulmuesi në fjalë e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë, përpara se të shënonte sërish në “EFL Cup”, të mërkurën.

Megjithatë, senegalezi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme, teksa do të vuajë pezullimin me një ndeshje. Ai ka marrë pesë kartonë të verdhë në vetëm gjashtë ndeshje të Premier League. Edhe me këtë qasje, pa dyshim që është një burim i vërtetë zhgënjimi për trajnerin Pochettino.

Argjentinasi ka pohuar se ka pasur një takim me lojtarin për ta diskutuar këtë çështje, por kjo mesa duket nuk ka arritur në përfundimin e dëshiruar. Broja po shtyn drejt rikthimit në ekipin e parë, pasi kaloi gati nëntë muaj jashtë fushave, i lënduar. Ai ka bërë dy paraqitje nga stoli deri më tani, me të cilat ka filluar t’i rikthehet fitnesit.

Megjithatë, është pohuar gjerësisht se shqiptari nuk është ende gati për të startuar dhe për këtë arsye, Pochettino do të duhet të kërkojë dikë tjetër të hënën. Është pohuar gjithashtu se trajneri mund të aktivizojë Sterling, i cili doli nga pankina vetëm në fitoren ndaj Brighton.

Kjo do të lejonte një tjetër sulmues të startonte, me anglezin që ka të ngjarë të bashkohet me Mykhailo Mudryk në vijën e parë. Po kështu, ka të ngjarë që vendi i fundit i sulmit blu të plotësohet nga njëri prej Cole Palmer ose Ian Maatsen, pas shfaqjeve të tyre mbresëlënëse në mesjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat