Real Madridi e ndal hovin e Gironës

Futboll

Real Madridi e ndal hovin e Gironës

Nga: K. G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 20:20
Pamje nga ndeshja

Real Madridi e ndal hovin e befasisë më të këndshme të këtij edicioni, Girona.

Reali ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Gironës, në takimin e javës së tetë të kampionatit spanjoll. 

Futbollistët Joselu (17'), Tchouameni (21') e Bellingham (71’), shënuan për fitoren Realit.

Girona pas 6 fitoreve 1 barazimi, ka pësuar humbjen e parë.

Pas javës së tetë në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 21 pikë, duke e lënë pas Barcelonën me 20, Girona 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat