Sociedadi dominon në derbin bask

Futboll

Sociedadi dominon në derbin bask

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:12
Sociedadi

Real Sociedadi vë diktatin në derbin bask përballë Atheltic Bilbaos.

Në sfidën e luajtur në San Sebastian, skuadra vendëse triumfoi me rezultatin e thellë 3-0, duke parakaluar në renditje pikërisht Bilbaon.

Pas thuajse gjysmë ore lojë, Le Normand i dha epërsinë Sociedadit, që po dominonte në lojë.

Sapo nisi pjesa e dytë, Kubo ngriti peshë stadiumin me golin e 2-0.

Oyarzabal vulosi përfundimisht fitoren e Real Sociedadit me golin e 3-0 të shënuar në minutën e 66-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat