Van Dijk i nervozuar

Futboll

Van Dijk i nervozuar

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:52
Van Dijk

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, duke folur pas ndeshjes së humbur ndaj Tottenhamit ngriti dyshime për sistemin VAR. Sipas tij, humbja në sekondat e fundit ishte mizore.

“Të humbasësh një ndeshje është e vështirë, gjithsesi.

Nëse shikoni grintën që treguam, mbrojtjen që bëmë…

Të pësosh një autogol në dy minutat e fundit të lojës është mizore.”

Autogoli i Matip: “E di që është e vështirë ajo që po kalon. Nëse topi të vjen me një kërcim, është gjithmonë e vështirë ta largosh. Hyri në portë, fatkeqësisht mund të ndodhë. Matip është mirë, ai është miku im i mirë dhe e di që do të jetë mirë”.

Besimi te sistemi VAR: “Është e vështirë të thuhet. VAR-i duhet të jetë absolutisht i qartë dhe i dukshëm me gjithçka që ata po vendosin. “Live” nuk u shfaq asnjë vizë për të kuptuar që ishte pozicion jashtë loje. Është e gjitha pak e çuditshme, nuk e di kush ishte në dhomën e VAR-it, që mori atë vendim. Nuk është gjë e mirë, as nuk duket mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat