Insigne bën sherr me tifozët

Futboll

Insigne bën sherr me tifozët

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:53
Insigne

Lorenzo Insigne, ish-ylli i Napoli-t, është kthyer në qendër të vëmendjes, por jo për çështje që kanë lidhje me fushën.

Insigne bën fjalë me disa tifozë të Toronto-s gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Cincinati-t, me këta të fundit që kanë fituar 3-2.

Një rezultat që ka shkaktuar shumë pakënaqësi mes tifozëve, të cilët po ndjekin një sezon shumë zhgënjyes nga ana e skuadrës së tyre.

Insigne nuk ishte në fushë për shkak dëmtimi, por ishte i pranishëm në stadium, ku ka pasur një debat me disa tifozë që po e ofendonin.

Nëpërmjet disa videove të publikuara në internet, ish-lojtari i Napoli-t u ka treguar në fillim gishtin e mesit tifozëve dhe më pas ka bëritur: ‘Hey you, fuck you. Respect!’.

Një sjellje ajo e italianit që mund të sjellë një prishje përfundimtare me klubin kanadez dhe mund ta shtyjë sulmuesin të kthehet në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat