Tragjedi në Argjentinë: tifozja e Rosario-s vritet para ndeshjes

Futboll

Tragjedi në Argjentinë: tifozja e Rosario-s vritet para ndeshjes

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:46
Pamje nga tragjedia

Lajm tronditës nga Argjentina.

Siç ka bërë të ditur Tyc Sports, një tifoze e Rosario Central është vrarë para ndeshjes kundër Newell’s Old Boys.

Sipas dëshmitarëve, gruaja ishte mbi motorin e saj, me fanellën e Rosario Central, kur është goditur me gurë.

Hedhja e gurëve ka rezultuar fatale për tifozen e Rosario-s, e cila duket se është goditur në kokë dhe ka humbur menjëherë jetën.

“Klubi i Atletico Rosario Central është i hidhëruar për vdekjen e tifozes tonë Ivana Paula Garcilazo Bellon dhe dënon kategorikisht çdo akt dhune”, ka shkruar klubi në një komunikatë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat