Kimmich kritikon

Futboll

Kimmich kritikon

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:24
Kimmich

Ylli i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka pranuar se skuadra e tij ka vështirësi në përballjet me skuadrat e mëdha në këtë sezon.

Kampionët e Gjermanisë duhet të rikuperonin një disavantazh 2-0 kundër Leipzig të shtunën për të shamngur humbjen.

Bavarezët arritën të merrnin një pikë në fund falë golave të Harry Kane dhe Leroy Sane, por Kimmich ishte i pakënaqur me golat e pësuar nga ekipi i tij.

“Po tregohemi budallenj në mënyrën si pësojmë gola”, ka thënë Kimmich.

“Kemi probleme kundër skuadrave të mëdha për momentin.

“Nuk arritëm të fitonim kundër Leverkusen, nuk arritëm të fitonim kundër Leipzig dhe bëmë gabime edhe kundër Manchester United.

Nuk po arrijmë të kemi një nivel të lartë gjatë 90 minutave kundër ekipeve të mëdha”.

Kimmich me shokë do të shpresojnë që gjërat të shkojnë më mirë në transfertën e tyre në Danimarkë, ku do të përballen me Copnehagen-in në Champions League të mërkurën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat