Dallku: Goli i pranuar na la shije të hidhur

Futboll

Dallku: Goli i pranuar na la shije të hidhur

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:23
Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, bas barazimit me Feronikelin ’74, tha se kishin raste për të fituar ndeshjen megjithatë pësuan një gol që ka qenë i evitueshëm.

Sipas Dallkut, e dinin që mysafirët do të zhvillonin një lojë të mbyllur me kundërsulme, megjithatë do të vazhdojnë tutje për rezultate pozitive.

“Kishim dy raste të mira për të shënuar, por ai goli i pranuar na la shije të hidhur. Djemtë e deshën fitoren, luftuan, krijuam edhe raste të ndryshme, por pësuam një gol që ka mundur të jetë i evitueshëm.

Kjo do të jetë një motiv shtesë për të mos ia lënë rastit, por duke i përfunduar me gol rastet. Nuk kishim çfarë të bëjmë në pjesën e parë, sepse e dinim që Feronikeli ’74 do të luaj lojë të mbyllur dhe golin do ta kërkoj nëpërmjet kundërsulmit.

Ne po krijojmë raste. Humbëm një rast pa portier kundërshtar dhe një tjetër përballë tij. Kjo dëshmon se nuk jemi në ngërç dhe do të arrijmë tek fitoret. U bën shumë ndeshje që po pësojmë gola të lehtë dhe kjo duket të ndryshojë sa më shpejtë”, ka thënë Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat