Shkëndija e Tetovës, gati projekti për stadiumin e ri europian

Futboll

Shkëndija e Tetovës, gati projekti për stadiumin e ri europian

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:32
Stadiumi i Tetovës

Qyteti i Tetovës së shpejti do të ketë stadium modern të futbollit të kategorisë së IV-të sipas rregullave të UEFA-s.

Sipas projektit, që për opinion do të bëhet publik brenda dy javësh, pritet të ketë një kapacitet prej 10 deri 12 mijë ulëseve me hapësira moderne për ekipet e futbolli, personat zyrtarë, vende për persona VIP dhe vende të përshtatshme për gazetarët.

Edhe pse akoma nuk është përcaktuar se sa do të jetë kostoja e përgjithshme e stadiumit, e sigurt është se shifrat do të arrijnë mbi 8 milionë euro.

Siç raporton “Klan Maqedonia”, në projekt janë parashikuar edhe dy fusha që do të shfrytëzohen për seanca stërvitore, një me bar artificial dhe tjetri me  bare natyral, gjithashtu parashihet edhe qendër stërvitore në afërsi të fshatit Saraçin.

Ekipi i Shkëndijës deri më tani ka zhvilluar 51 ndeshje evropiane, por fatkeqësisht ndeshjet si pritës i ka zhvilluara në Shkup, Kumanovë dhe Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat