Vendosi derbin e zjarrtë mes Hajdukut dhe Dinamos së Zagrebi, Sahiti: Jam pa fjalë

Futboll

Vendosi derbin e zjarrtë mes Hajdukut dhe Dinamos së Zagrebi, Sahiti: Jam pa fjalë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:57
Sahiti feston em bashkëlojtarë

Shqiptari i Kosovës, Emir Sahiti është shprehur shumë i lumtur që vendosi derbin e 105-të mes Hajdukut dhe Dinamo Zagrebit, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.  

Sahiti shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të ekipit nga Spliti. Ndeshja u luajt në atmosferë spektakolare në stadiumin “Polud” në Split. “Torcida” e Splitit kishte përgatitur spektakël në tribuna.

Teksa interesimi ishte i jashtëzakonshëm, ku më shumë se 100 mijë tifozë të Hajdukut, kishin bërë kërkesa për të qenë në stadium në këtë duel historik mës dy skuadrave më të titulluara të Kroacisë.  

“Nuk do të ndalemi në 100 mijë tifozë të klubit të regjistruar.

Mendoj se do të ketë shumë më tepër. Këta tifozë nuk janë normalë. Gjithnjë janë pas nesh, gjatë 90 minutave, ju lumtë.

Dinamo kishte shanset e veta, por edhe ne kishim shanset tona.

Jam i lumtur. Na pret derbi i Adriatikut dhe shpresoj se do ta fitojmë.

Nuk kam shënuar asnjëherë në derbi në ‘Polud’. Vërtetë jam i lumtur dhe jam pa fjalë. Në secilën ndeshje duam të jemi më të mirë”, ka thënë Sahiti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat