Shkëndija luajti “hendboll” me Rashtakun, 12:0!

Futboll

Shkëndija luajti “hendboll” me Rashtakun, 12:0!

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 00:34
Jasir Beqiri

Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës kanë mposhtur sot Rashtakun me rezulta rekord prej 12:0, në javën e tretë të Ligës së Tretë-Veri.

Haraçinasit në fushën e futbollit në Hasanbeg kanë shënuar një prej fitoreve më të mëdha në historinë e Ligës së Tretë-Veri në Maqedoninë e Veriut

Pesë gola i ka shënuar Jasir Beqiri, Artan Azemi (2), kurse nga një gol e realizuan: Emir Aliu, Dimitar Ivanov, Rrahim Ismaili, Jetmir Alii dhe Ilir Sula.

Pas kësaj fitore, Shkëndija ngjitet në vendin e katërt me 6 pikë, kryesojnë Kumanova dhe Bashkimi nbga luboteni me nga 9 pikë.

Në javëne ardhshme, Shkëndija do të luaj derbin kundër Kumanovës në fushën e këtyre të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat