​Me këtë ndeshje kompletohet sot xhiro e tetë e Superligës

Futboll

​Me këtë ndeshje kompletohet sot xhiro e tetë e Superligës

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Xhiro e tetë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me ndeshjen e vetme të kësaj dite, atë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Të dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një seri jo të mirë të rezultateve, sidomos Fushë Kosova që është më tutje ka vetëm një pikë, me pesë humbje dhe një barazim.

Prishtina nga ana tjetër, ka mbledhur 10 pikë, por në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një fitore, kundrejt një humbjeje dhe tri barazimeve.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat