Interi bindet

Futboll

Interi bindet

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:07
Logo e Interit

Tashmë gjithçka ndahet nga hedhja në letër e firmës, teksa më në fund janë konfirmuar “thasheshemet” e një marrëveshjeje sponzorizimi, mes “zikaltërve” të Inter dhe kompanisë prestigjioze ajrore, “Qatar Airways”.

Gjithçka pritet të vendoset, kur kontrata mes Inter dhe sponsorit aktual, kompanisë filmike,

“Paramount+” të skadojë dhe të mos ketë hapësirë rinovimi, duke i lënë vendin kështu “gjigandëve” të Katarit, të cilët janë dhe sponsori zyrtar i një sërë klubesh me emër në Evropë.

Ndërkaq, përsa i përket “shpërblimeve” monetare, Inter pritet të fitojë minimalisht, 25-30 milionë euro në sezon, nga sponsori i radhes, rritje kjo e konsiderueshme për klubin italian, i cili aktualisht paguhet plot 15 milionë euron në sezon, si dhe merr 5 milionë euro të tjera, në formë bonusesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat