Leon Ujkaj: Tifozët, faktor i rëndësishëm për Deçiqin! Jemi në garë për titull me Buduçnostin dhe Sutjeskën 

Futboll

Leon Ujkaj: Tifozët, faktor i rëndësishëm për Deçiqin! Jemi në garë për titull me Buduçnostin dhe Sutjeskën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 tetor 2023 Në ora: 12:32
Leon Ujkaj

Deçiqi i Tuzit po tregon formë të lartë në kampionatin malazez. 

KF Deçiqi është lider i Kampionatit të Malit të Zi.

Skuadra shqiptare nga 11 ndeshje ka shënuar 6 fitore, 2 barazime e pësuar 3 humbje, duke tubuar 20 pikë, një më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë.

Image

Leon Ujkaj në veprim

Futbollisti i Deçiqit, Leon Ujkaj, po kalon formë të lartë, i cili ka asistuar në golin e parë kur shënoi Bajoviq kundër Buduçnostit.

Ujkaj tha se është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë të jesh lider në kampionat.

“Lider për herë të parë këtë sezon dhe ndjesia është e mirë, por vetëm se është fillimi i sezonit.

Na pret një sezon i gjatë dhe plot sfida”, thotë Ujkaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lufta për titull do të jetë e ashpër në kampionatin malazez.

Skuadrat që luftojë për titull janë Deçiqi, Buduçnosti i Podgoricës, Sutjeska e Nikshiqit, pa lënë anash edhe ndonjë skuadër tjetër. 

“Mendoj me Buduçnostin dhe Sutjeskën do te jetë lufta për titull deri në fund”, ka nënvizuar Ujkaj.

Çfarë iu premton tifozëve?

“Tifozët janë një faktor i rëndësishëm për neve, na përcjellin në numër të madh në çdo ndeshje si vendas dhe si mysafir, dhe u premtoj se çdo ndeshje do të japim maksimum dhe shpresoj që së bashku të festojmë në fund”, ka përfunduar Ujkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat