Materazzi: Ai një tradhtar i dyfishtë

Futboll

Materazzi: Ai një tradhtar i dyfishtë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 13:36
Materazzi

Në fund të tetorit, në “San Siro” do të luhet ndeshja Inter-Roma dhe në Milano do të rikthehet, por si kundërshtar, sulmuesi belg Romelu Lukaku.

Bashkë me të do të jetë edhe trajneri shumë i dashur për tifozët zikaltër, Jose Mourinho.

Gjithsesi, për ish-mbrojtësin e Inter, Marco Materazzi, tifozët do të rezervojnë një pritje të hidhur për sulmuesin: “Mendoj se Lukaku e di se si do ta presin tifozët, Keq! Ai i tradhëtoi një herë, u fal dhe më pas i tradhëtoi tifozët për herë të dytë”.

“Tifozeria e Interit nuk do ta anashkalojë këtë fakt, por besoj se do të ketë vetëm vërshëllima e ndonjë kor kundër ndaj tij dhe asgjë më shumë. Duke ruajtur etikën. Rezultatet do të tregojnë nëse bëri mirë që firmosi për Romën apo jo”, tha me tej Materazzi.

“Jam kurioz të di arsyet e tij, pasi do të ketë patur të tilla që tradhëtoi dy herë Interin brenda pak muajsh. Gjithsesi, çdo kush ndjek rrugën e tij, ai po shënon me Romën, por shpresoj që ndaj Inter të ngecë”, tha Materazzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat