Ibra synon të bëhet trajner i Milanit

Futboll

Ibra synon të bëhet trajner i Milanit

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:10
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të shkëputet nga Milani, por synimi i tij nuk është që të zbresë më në fushë.

Presidenti Paolo Scaloni ka menduar ti ofrojë një rol të rëndësishëm, ndoshta edhe drejtimin e skuadrës në një të ardhme të afërt.

Italianët janë të hapur për diskutime duke qenë se 42 vjeçari nga Malmo tanimë konsiderohet një legjendë e këtij klubi, ndër më të famshmit në futboll.

Duhet kujtuar se Stefano Pioli do të jetë në krye të pankinës së Milanit deri në 30 qershorin e 2025-së, një vit ku mund të jetë shansi i duhur për debutimin e suedezit si trajner.

Ibrahimovic asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë trajner, pasi edhe kur ishte i dëmtuar te Milani, shpesh herë ishte shumë aktiv nga pankina për të motivuar shokët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat