Shkëndija të mërkurën në Tetovë përballen me Struga Trim&Lum

Futboll

Shkëndija të mërkurën në Tetovë përballen me Struga Trim&Lum

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 23:57
Shkëndija

Shkëndija të mërkurën në Tetovë përballen me Struga Trim&Lum në duelin e shtyrë të xhiros së dytë të Maqedonisë së Veriut, që duhej të luhet më 13 gusht.

"Shkëndija do të jetë aktive edhe në mesjavë kur do të luajmë duelin e prapambetur nga xhiroja e dytë e Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë. Të mërkurën në Tetovë ndeshemi me Strugën në duelin e xhiros së dytë të Ligës së Parë. Takimi ishte programuar për datën 13 gusht, mirëpo i njejti u shty me kërkesë të struganëve shkaku i angazhimeve në Kupat e Evropës. 

Kuqezinjtë me fitore eventuale kthehen në pozitën e parë në renditje, pasi momentalisht jemi në vend të dytë me një ndeshje më pak. Të dielën barazuam 2:2 në transfertën me Gostivarin dhe tani synojmë fitore të re si vendas ku paraprakisht këtë sezon kemi 2 fitore dhe një barazim. 

Struga Trim&Lum vjen në Tetovë pasi në fundjavë u mund 2:0 nga Shkupi. Pesë fitore dhe dy humbje në 7 takime e lënë Strugën në kuotën e 15-të pikëve që i mban në pozitën e katërt në renditje. 

Pa lëndime dhe pezullime, trajneri Nuhiu ka në dispozicion të gjithë futbollistët (pa llogaritur Merxhanin dhe Ramadanin të lënduar më gjatë)", njofton Shkëndija. 

Përballja Shkëndija-Struga T&L zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat