Spanjollët të zemëruar me arbitrin italian

Futboll

Spanjollët të zemëruar me arbitrin italian

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:53
Daniele Orsato

Sevilla siguroi pikën e dytë në grupin C të Champions League.

Skuadra andaluziane e mbylli në barazim 2-2 takimin jashtë fushe me PSV-në.

Përballje ku trajneri i Sevillas ka lëshuar akuza të forta kundrejt arbitrit kryesor të ndeshjes: italianit Daniele Orsato.

Spanjollëve iu anulua një gol nga VAR-i, teksa Orsato akordoi penallti për skuadrën holandeze, që u kthye në gol nga “ish”-i De Jong.

Trajneri Jose Luis Mendilibar, foli rreth golit të anuluar të Adria Pedrosas për një prekje me dorë (duart ngjitur me trupin) dhe penalltisë së shkatuar nga Sergio Ramos. 

“Në pjesën e dytë kishim kontrollin e ndeshjes, krijuam raste për gol, por u keqtrajtuam disi nga vendimet arbitrare. Nuk e di nëse ishte prekje me dorë te goli ynë i anuluar, apo nëse ishte penallti te rasti i Ramos.

VAR-i na heq një gol dhe na jep një penallti kundër nesh. Ndërkohë që arbitri nuk shkoi të shihte askënd prej rasteve. E padrejtë, nuk e di nëse ai mund të quhet arbitër”, u shpreh Mendilibar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat