Bushi zbardh listën, dhjetë futbollistë nga Superiorja

Futboll

Bushi zbardh listën, dhjetë futbollistë nga Superiorja

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:39
Lista

Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit. Mbrojtësin Brayan Boci (Lecco, Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II).

Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U21. Shqipëria U21 luan në datën 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku). Katër ditë më vonë presim Malin e Zi në “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30.

Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Kuqezinjtë renditet në vendin e parë pas dy fitoreve ndaj Armenisë U21 dhe Rumanisë U21.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të grumbullohet në datën 8 tetor në Durrës. Tri ditë më pas udhëtimi drejt Finlandës, aty ku me 13 tetor do të luhet ndeshja zyrtare ndaj vendasve. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi (17).

Bushi ka në dispozicion një grup interesant me lojtarë të talentuar, të cilët treguan një formë të mirë në dy fitoret e arritura në ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2025 për U21.

Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë. Trajneri do të jetë nesër prej orës 11:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Air Albania”.

Më poshtë, lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U21 për dy sfidat kualifikuese ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat