De Laurentis i jep fund zërave për marrëdhënien me Ancelottin

Futboll

De Laurentis i jep fund zërave për marrëdhënien me Ancelottin

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 13:34
Ancelotti

Napoli u mposht mbrëmë në shtëpi nga Real Madridi me rezultatin 2-3.

Pas humbjes, presidenti i “axurrëve”, Aurelio De Laurentis ka dhënë një deklaratë për “El Chiringuito”, ku është ndalur tek Carlo Ancelotti.

“Është një zotëri i madh.

Tifozët duan të fitojnë, nëse nuk fitojnë duhet të kritikojnë gjithmonë.

Por dikush si Ançeloti nuk mund të kritikohet si njeri, futbollist apo trajner, ai është i madh”.

Më pas ai vijoi: “Real Madridi është shumë i fortë, luan shumë mirë.

Më pëlqeu shumë ndeshja, Karlo Ançeloti është një mik. Nuk e pashë, nuk doja të influencoja para ndeshjes”, deklaroi De Laurentis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat