Luka Modriç kërkon largimin nga Real Madridi

Futboll

Luka Modriç kërkon largimin nga Real Madridi

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:14
Luka Modriç

Mesfushori Luka Modriç raportohet se ka kërkuar largimin nga Real Madridi.

Siç raporton gazetari i “OK Diario” Edouardo Inda, kroati s’është i kënaqur me pozitën e re te klubi madrilen andaj kërkon një sfidë të re.

“Ai është takuar me trajnerin dhe bordin. Ishte bisedë miqësore sepse janë njerëz të edukuar. Modriç nuk është rehat në stol sepse është yll dhe atij s’i pëlqen”.

“Ai i tha “Hej trajner, ti më the se ke besim tek unë dhe që do të isha i rëndësishëm dhe nuk po reagon”. Kishte një shkëmbim fjalëve dhe ai shtoi se nëse vazhdon kështu do të largohet”.

“Modriç tha se dëshiron të jetë në top formë për Kampionatin Evropian dhe nëse nuk starton nuk do të qëndrojë më”.

“Biseda me bordin ishte e ngjashme. Ai kërkoi të largohet nëse vazhdon situata deri në janar. Ai nuk ka folur direkt me Florentinon. Atij i është thënë të jetë i duruar, por durimi po mbaron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat