Pa favoritë

Futboll

Pa favoritë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Borusia Dortmund do të presë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park”, Milanin në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

Borusia e Dortmundit dhe Milani rikthehen për t’u sfiduar në Ligën e Kampioneve pas 21 vitesh: takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në sezonin 2002-‘03, kur kuqezinjtë dhe verdhezinjtë fitonin transfertat respektive 0-1. “Djalli” vazhdoi rrugëtimin e tij duke dalë i dyti në fazën e grupeve dhe e mbylli sezonin duke ngritur kupën.

Kuqezinjtë kanë humbur vetëm dy nga 14 ndeshjet e Champions-it kundër ekipeve gjermane (7 fitore, 5 barazime). Dy disfatat e vetme erdhën kundër Hertës së Berlinit në tetor 1999 (1-0) dhe në “San Siro” pikërisht kundër Dortmundit në mars 2003 (0-1).

– Skuadra e drejtuar nga Edin Terziç humbi 2-0 kundër PSGsë në ndeshjen hapëse të këtij Champions-i, teksa vetëm në 2017-’18-ën (kundër Totenhemit dhe Realit të Madridit) i humbi të dyja dy ndeshjet e para në fazën e grupeve në këtë turne.

– Milani bëri 25 goditje (9 në portë) në barazimin pa gola kundër Njukasëllit në ndeshjen hapëse. Ishte numri më i lartë i gjuajtjeve të realizuara nga një skuadër në një ndeshje të Ligës së Kampioneve pa shënuar që nga Barcelona-Lion në 2019-ën (25 goditje edhe në atë rast).

– “Djalli” ka mbajtur portën e paprekur në secilën nga tri ndeshjet e tij të fundit në fazën e grupeve të Champions-it. Hera e fundit që kuqezinjtë regjistruan më shumë “porta të pastra” në këtë fazë ishte në sezonin 2002-‘03 kur arritën në katër dhe përfunduan sezonin duke fituar trofeun.

– Ekipi i Piolit ka numrin më të madh të golave të pritur në mesin e të gjitha skuadrave që nuk shënuan në javën e parë të këtij Champions-i (1.99). Vetëm Siti (37) dhe Real Madridi (32) kishin më shumë goditje se kuqezinjtë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

– Në pesë sezonet e fundit të Ligës së Kampioneve, midis 2018-19 dhe 2022-23, Dortmundi ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi në fazën e grupeve (9 fitore barazime 5). Disfata e vetme erdhi kundër Ajaksit në nëntor 2021 (1-3).

– Nëse zbret sot në fushë, Kristian Pulisiç – ish-lojtar i Borusias – do të luajë ndeshjen e tij të 50-të në Champions, më shumë se dyfishi i çdo lojtari tjetër amerikan. Ueston Mekeni është futbollisti i dytë amerikan me më shumë paraqitje në Champions dhe ndodhet në kuotën e 24 prezencave.

– Ka gjashtë takime të mëparshme europiane midis Milanit dhe Borusias së Dortmundit (katër mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës): tri fitore kuqezi, një barazim dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat