Çfarë fshihet pas humbjes?

Futboll

Çfarë fshihet pas humbjes?

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:29
Shehi

Në fillim Erzeni, pastaj edhe Laçi, vetëm se kjo e fundit, ishte një shembje me zhurmë, për rezultatin 0-3 që nuk lë shumë diskutime e për faktin se u mundën nga një kundërshtar që e kishte trajnerin në pankinë prej vetëm dy ditësh.

Pa përmendur që të dy humbjet u maturuan në stadiumin e shtëpisë, aty ku duhet kërkuar me kujdes në histori për të gjetur herën e fundit që 26 herë kampionët e kishin lejuar.

Mbetet tani të kërkohet shkaku, por edhe ai nuk është i vështirë të identifikohet, me konfliktin e brendshëm mes presidencës dhe stafit teknik, që po bëhet present edhe në rezultatet e fushës.

Ato tentativa ndërhyrje që tekniku i ka kthyer mbrapsht kanë derdhur gotën e mbushur plot, me vonesat e vazhdueshme në pagesa, që kanë bezdisur edhe lojtarët. Të kuptohemi, askush nga lojtarët nuk mungoi në impenjimin e tij fizik në fushë, thjesht mendja nuk kishte qetësinë e duhur për të bërë atë që duhej, në momentin e duhur.

Problemi i Tiranës është vetëm brenda tyre dhe nuk ka asnjë shkak tekniko-taktik. Konfirmimi pastaj, për ata që dinë të lexojnë, është se Orges Shehi nuk u prezantua në mikrofonët pas ndeshjes, për të komentuar ndeshjen e Tiranës.

E këtu pak ka të bëjë humbja. Nëse konsiderohet fakti që edhe sezonin e kaluar, gjatë vonesës së pagave që shtynë rinovimin kur kontrata kishte skaduar,

Shehi nuk u prezantua fare para mikrofonëve, atëherë kuptohet se tekniku nuk e ka patur vështirësinë të komentojë 0-3 me të cilin Tirana humbi ndaj kurbinasve të drejtuar nga Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat