Laçi bind në lojë dhe rezultat

Futboll

Laçi bind në lojë dhe rezultat

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:33
Laçi

Mirel Josa është i lumtur për debutimin e tij në stolin e Laçit. Jo vetëm për rezultatin 0-3, por edhe për faktin se erdhi kundër Tiranës.

Kundërshtari u rreshtua me skemën 3-4-3 e kjo gjë e  bëri Josën të ndryshonte strategji, duke iu përshtatur kundërshtarit nëpërmjet ideve teorike.

Laçi shpejtoi të rikthente edhe një herë Josën, me CV të fortë, për të menaxhuar një grup të rinj lojtarësh të talentuar.

Merita në këtë pikë është teknikut, që ka bërë mat me dy lëvizje: motivim, dhe rivlerësim

Ekipi kurbinas është në kuotën e 10 pikëve në vendin e tretë, vetëm tre distanca larg nga vendi i parë. Nuk është aspak për t’u cuditur një sukses i tillë, apo nëse Laci vazhdon një seri fitoresh me Josën në stol.

Në vitin 2021, Josa nuk mundej prej 8 ndeshjesh radhazi duke grumbulluar 19 pikë në 24 të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat