Tifozët e United nuk durojnë më

Futboll

Tifozët e United nuk durojnë më

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:58
De Gea e Onana

Pas humbjes në sfidën e parë, të grupeve të UEFA Champions League, ndaj Bayern Munich, me rezultatin, 4 me 3,

“Djajtë e kuq” të Manchester United u mundën 2-3 edhe nga Galatasaray brenda në “Old Trafford”, duke regjistruar kështu humbjen e 6 në 9 ndeshjet e para të sezonit.

United është në krizë tashmë dhe tifozët shohin si “fajtorin” kryesor transferimin e merkatos së verës, “gardianin” kamerunas, Andre Onana.

Ata e kanë humbur durimin, teksa kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për rikthimin e David De Gea, pasi ky i fundit u largua pak muaj më parë dhe ka mbetur pa skuadër.

Spanjolli e mbylli me United gjatë merkatos së verës pas 12 viteve me “Djajtë e Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat