Drejtori i Interit, Piero Ausilio, i ftuar special

Futboll

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, i ftuar special

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:59
Piero Ausilio

Kursi për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit është drejt fundit. Ky kurs udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe po mbahet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit prej datës 13 shtator dhe do të ulë siparin në datë 10 tetor 2023.

Në ceremoninë e përfundimit do të shpërndahen diplomat për pjesëmarrësit e këtij edicioni, ndërkaq do të ketë edhe të ftuar special. Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, një emër shumë i famshëm në futbollin italian, do të zbarkojë në Tiranë dhe do të marrë pjesë në ditën e fundit të kursit të drejtorit sportiv.

Piero Ausilio ka një karrierë të madhe si drejtor sportiv dhe do të ndajë me pjesëmarrësit e kursit eksperiencën e tij, se si është dita e një drejtori, dijet e tij mbi menaxhimin e një klubi dhe të gjithë detyrat që kryen një drejtor sportiv.

Lidhjet e Piero Ausilio me futbollin kanë nisur që në moshë të vogël, pasi Ausilio ka pasur edhe një karrierë si futbollist, megjithatë pas një dëmtimit të rëndë në gju, ai i dha fund karrierë së tij futbollistike në moshën 18-vjeçare.

Piero Ausilio është pjesë e Interit në rolin e drejtorit sportiv prej shkurtit të vitit 2014. Impakti i tij te zikaltrit ishte i menjëhershëm teksa ai fitoi titullin “TMW Award” si drejtori më i mirë sportiv i Seria A për edicionin 2014-2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat