Ibrahimoviç: Erik ten Hag nuk është trajneri i duhur

Futboll

Ibrahimoviç: Erik ten Hag nuk është trajneri i duhur

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:16
Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç është i shqetësuar se trajneri Erik ten Hag nuk ka përvojën për të përballuar egon e madhe që ekziston te Mançester Junajtid.

Trajneri i “djajve” është përplasur me Kristiano Ronaldon, David de Gean dhe Xhejdën Sançon që nga ulja në stol në fillim të sezonit të kaluar. Ishylli suedez i Junajtidit, i cili ka qenë një nga futbollistët me egon më të theksuar në këtë sport, tha për programin e gazetarit Pirs Morgan: “Të vish nga Ajaksi te Junajtidi siç bëri ai, është një ndryshim i madh. Unë kam qenë në të dyja klubet.

Ju keni një lloj tjetër disipline. Ajaksi është një klub i talentuar. Ata kanë talentet më të mira në klub. Ata nuk kanë yje të mëdhenj. Cila është përvoja e këtij trajneri? Talentet e reja.

Ai vjen te Junajtid, është një mentalitet tjetër. Lojtarët atje supozohet të jenë yje të mëdhenj. Unë nuk mendoj se ju i trajtoni njëlloj.

Sa kohë i jepet një trajneri? Varet nga pronarët, çfarë duan ata, por nëse dëgjon tifozët, nuk ke shumë kohë sepse ata duan të fitojnë dhe unë i kuptoj sepse ata janë mësuar të fitojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat