Klose vlerëson anglezin

Futboll

Klose vlerëson anglezin

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:18
Klose

Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj Herri Kejnit pas takimit me Kopenhagën në transfertë, ndonëse bomberi anglez nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës:

“Kejn ka marrë përmasa jetike në kampin e Bajernit.

Nëse vështrojmë me kujdes lojtarët aktualë, vërehet lehtë se ata janë rritur me ritëm të jashtëzakonshëm dhe arsyeja lidhet me Herrin.

Ai ka sjellë të gjithë energjinë pozitive dhe konkurrencën, detaj që nuk vihej në dukje sezonin e shkuar. Ai gjithmonë di të krijojë episode goli edhe kur ekipi është në vështirësi, rasti konkret vjen me golin e fitores në Kopenhagë, ku devijimi me kokë ia bëri më të lehtë punën Mylerit dhe Til”, përfundoi Miroslan Klose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat