Shkëndija mposht kampionin, rikthehet në krye të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shkëndija mposht kampionin, rikthehet në krye të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. G. Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:57
Pamje nga ndeshja

Derbi shqiptar ka përfunduar me fitoren e Shkëndijes së Tetovës.

Shkëndija para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi, Struga Trim Lum.

Ky ishte takim i mbetur i javës së dytë.

Tetovarët treguan lojë të mirë në përballje me kampionët.

Në minutën e 47-të, futbollisti Almir Aganspahiq, ka realizuar me kokë për fitoren e kuqezinjve.

Shkëndija kryeson me 20 pikë pas nëntë javëve, e ndjekur nga Shkupi me 18, Sileksi 16, Struga Trim Lum 15 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat