Sabatini: Tare ishte dominant dhe intelektual

Futboll

Sabatini: Tare ishte dominant dhe intelektual

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:05
Sabatini

Igli Tare i dha fund aventurës së tij te Lazio verën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Sarri, teksa presidenti Lotito në fund vendosi të mbajë trajnerin italian.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-drejtori sportiv i Romës e Interit, Walter Sabatini, i cili ka vlerësuar jo pak shqiptarin, teksa ka quajtur paradoksal faktin që një trajner të vendosë mbi stafin drejtues.

Tare vendoste shumë në ambientin e Lazio, pasi kishte një fizik për t’u admiruar dhe gjithashtu një intelekt të zhvilluar.

Më besoni që në futboll është shumë e rëndësishme edhe paraqitja fizike, pasi i shikon lojtarët nga lart dhe të jep shumë më tepër autoritet. Tare ishte një intelektual dhe dominues, ndaj prania e tij do t’i jepte shumë ndihmë trajnerit.

Nuk i di debatet mes tij dhe Sarrit, por më duket e palogjikshme që një trajner të vendosë fatin e drejtorit sportiv”, u shpreh Sabatini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat