Roma interesohet për yllin e skuadrës angleze

Futboll

Roma interesohet për yllin e skuadrës angleze

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:09
Lucas Digne

Roma është duke vëzhguar nga afër situatën e mbrojtësit së Aston Villas Lucas Digne.

Francezi ka humbur pozitën nën urdhrat e Unai Emery dhe është ishte në listën e shitjeve të mundshme gjatë afatit veror.

Sidoqoftë, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe situata e njëjtë në klub e ka ndjekur edhe këtë sezon, prandaj pritet të largohet në dimër.

Sipas “Il Romanista”, klubi italian më saktësisht drejtori Tiago Pinta është duke konsideruar transferimin e 30-vjeçarit, sidomos pasi e njohin nga e kaluara.

Digne kishte një sezon huazimi te Roma në sezonin 2015/16, ku zhvilloi paraqitje fantastike por “Romakët” nuk arritën ta mbanin.

Edhe trajneri Jose Mourinho ka dhënë “dritën e gjelbër” për ta kryer këtë transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat