Drejtori sportiv jep lajmin e mirë për tifozët

Futboll

Drejtori sportiv jep lajmin e mirë për tifozët

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:22
Neuer

Drejtori sportiv i Bayern Mynihut, Kristof Frojnd, ka hedhur më shumë dritë mbi datën se kur kapiteni i Bajernit, Manuel Neuer, do të jetë sërish aktiv në kuadrat pas lëndimit të rëndë në muajin dhjetor të vitit 2022.

“Do të presim edhe pak ditë për ta parë Neuer në krye të detyrës. Me shumë gjasa sfida kundër Gallatasarajit do të jetë e duhura që ai të jetë në pozitën e numrit 1. Manueli na ka munguar të gjithëve.

Procesi i rikuperimit po ecën shkëlqyeshëm dhe ai ka dhënë reagimin e duhur në të gjitha testet e kryera, sikurse me seancat stërvitore, tregues se është i gatshëm të japë më të mirën”, tha Frojndi.

Takimi me Gallatasarajin korrespondon me javën e 3-të në Ligën e Kampionëve, konkretisht 24 tetor, e cila do të zhvillohet në tempullin e ekipit turk.

Vlen të ceket se rivali kryesor për Nojerin do të jetë pa diskutim Sven Ulraish, i cili dhuroi paraqitje heroike në suksesin e ndërlikuar kundër Kopenhagenit, teksa ndali një gol thuajse të sigurt në limitet e kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat