Ballkani-Dinamo Zagreb, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani-Dinamo Zagreb, formacionet zyrtare

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte arenë e përballjes ndërmjet kampionit të Kosovës, Ballkanit dhe gjigantit kroat, Dinamo Zagrebit.

Dy skuadrat do të ndeshen në kuadër të grupit C të Ligës së Konferencës, përkatësisht rrethit të dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve të kësaj gare.

Dinamo ka tri pikë në vendin e parë në grup, kurse Ballkani është pa pikë pas humbjes nga Viktoria Plzen në ndeshjen e parë.

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja në konferencë për media të mërkurën ka thënë se skuadra kroate është njëri nga rivalët më të fortë me të cilin Ballkani është ballafaquar deri më tani në garat evropiane.

Përkundër kësaj, ai ka shtuar se skuadra e tij nuk do ta ndryshojë aspak stilin e lojës që ka dhe se përtej respektit për kundërshtarin, ata respektojnë edhe veten e tyre.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:45.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë:

Image
Formacionet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat