Guardiola i mahnitur nga talenti 18-vjeçar

Futboll

Guardiola i mahnitur nga talenti 18-vjeçar

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:54
Guardiola e Lewis

Pep Guardiola vlerësoi talentin 18-vjeçar anglez Rico Lewis si një nga lojtarët më të mirë që ai ka trajnuar ndonjëherë.

Vlerësim që erdhi pas paraqitjes së shkëlqyer të mbrojtësit të ri në fitoren 3-1 që Manchester arriti ndaj Leipzig, në ndeshjen e Champions League. Në këtë ndeshje, 18-vjeçari ishte titullar dhe luajti për 90 minuta.

“Çfarë lojtari Rico! “Jam trajner për 14, 15 vjet dhe me fat që stërvita një nga lojtarët më të mirë në botë në Barcelonë, si Messi. Të gjesh një lojtar si Rico është fantastike.

Di si duhet të lëvizë si mesfushor mbajtës, duke lëvizur në hapësira etj.

Ai është një nga më të mirët që kam stërvitur ndonjëherë. Është një djalë modest, nuk flet shumë. Ai nuk ka luajtur shumë këtë sezon, por do të aktivizohet”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat