Feston Gjimshiti, Vladi fiton “derbin” me Rashicën! Kasa debuton në Europë

Futboll

Feston Gjimshiti, Vladi fiton “derbin” me Rashicën! Kasa debuton në Europë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 20:58
Atalanta

Feston Atalanta e Berat Gjimshitit në Europa League. Lille e Edon Zhegrovës merr vetëm një pikë në Conference League, kompeticion ku debutoi edhe Redi Kasa me sllovenët e Olimpija Ljubljana.

Ndërkohë që dardani Shkëlqim Vladi ishte protagonist në triumfin e çmendur me përmbysje 2-3 të Luganos përballë Besiktasit të Milot Rashicës.

Atalanta triumfoi 1-2 në Lisbonë përballë Sportingut, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në grupin D. Scalvini dhe Ruggeri realizuan në pjesën e parë golat e fitores për skuadrën nga Bergamo. Gjimshiti e nisi si titullat, teksa u zëvendësua në minutën e 54’.

Qazim Laçi luajti 68 minuta për kampionët e Çekisë. Ëest Ham siguroi pikët masimale pas suksesit 1-2 në Gjermani me Freiburgun. Edon Zhegrova u fut në fushë 12 minuta përpara fundit në përballjen e Conference League: Keflasvik-Lille 0-0.

Redi Kasa, ish-lojtari i Egnatias, debutoi në Conference League me Olimpija Ljubljana, që humbi në shtëpi 0-1 kundër Slovan Bratislavës. Ndërkohë që Vladi (86’) realizoi një nga golat e triumfit 2-3 të zviceranëve të Luganos kundër Besiktasit.

Vendasit po kryesonin 2-0 deri nëntë minuta nga fundi. Milot Rashica u aktivizua në pjesën e dytë për bardhezinjtë turq, të cilët e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë pas të kuqit të Rosier (61’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat