Ardian Kozniku: Ka kohë që nuk e kam parë Dinamon kaq keq

Futboll

Ardian Kozniku: Ka kohë që nuk e kam parë Dinamon kaq keq

Nga: K. Goca Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:17
Ardian Kozniku

Nga të gjitha anët vijnë komentet për humbjen e hidhur dhe të turpshme të Dinamos në Conference League në futboll, me rezultat 2:0 nga kampioni i Kosovës, Ballkani. 

Kjo humbje u komentua edhe nga Ardian Kozniku, ish-lojtar i lindur në Kosovë, dikur luante për Hajdukun dhe nga viti 1998 deri në 2001 për Dinamon (atëherë me emrin Croatia Zagreb)’, shkruan “Veçernj List”.

“Dinamo nuk veproi me vendosmëri, sidomos në pjesën e parë, por mjaft vakët e steril.

Në ato 45 minutat e para, Dinamo ishte krejtësisht e parrezikshme.

As Ballkani nuk ishte shumë më i guximshëm, por pati një situatë kur ndëshkoi statikën e mbrojtjjes së Dinamos dhe kaloi në epërsi.

Në pjesën e dytë, Dinamo ishte disi më agresive, por përsëri pa mundësi reale.

Më pas ndodhi fatkeqësia e Shutalës.

Thjesht nuk e kuptoj se çfarë ndodhi", tha Kozniku për median kroate “tportal”.

“Nuk e kam parë Dinamon kaq keq për një kohë të gjatë.

Është e vërtetë që nuk e ka pasur Petkoviqin, Ristovskin, Shpikiqin...

Por Dinamo është një klub i madh për të gjitha llogaritë dhe këtë nuk e tregoi këtë herë”, ka thënë Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat