A do të largohet?

Futboll

A do të largohet?

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 16:37
Luka Modriç ​​​​​​​

Luka Modriç është i pakënaqur me minutazhin që po i ofrohet në këtë sezon në Real Madrid.

Veterani i mesfushës ka mbetur shpesh në bankinë dhe kjo e ka shqetësuar jo pak atë.

Kjo ka bërë që të gjithë të mendojnë se Topi i Artë do të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë janarit të vitit që po vjen.

Sidoqoftë, trajneri Carlo Ancelotti insiston se njëri prej mesfushorëve më të mirë të Shekullit 21 do të qëndrojë në Madrid, së paku deri në fund të sezonit, kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin spanjoll.

“A do të largohet Luka Modriç në janar? Absolutisht jo.

Nuk ka shanse. Ai nuk dëshiron të largohet”, ka thënë fillimisht trajneri italian.

“Ai mendon se është lojtar i rëndësishëm dhe të njëjtën gjë e mendojmë edhe ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne.

Ne jemi mjaft të lumtur që e kemi dhe që do të mbajmë”, përfundoi “DonCarlo”, i cili në këtë sezon po ua jep rastin më shumë futbollistëve më të rinj në moshë, duke preferuar t’i lë kryesisht në bankinë Luka Modricin e Toni Kroosin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat