Nagelsmann publikon listën e lojtarëve të grumbulluarave

Futboll

Nagelsmann publikon listën e lojtarëve të grumbulluarave

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:04
Nagelsmann

Trajneri i ri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka shpallur listën me 26 lojtarë për miqësoret e mesit të tetorit kundër SHBA-së dhe Meksikës. Pas poshtërimit ndaj Japonisë (4-1) më 9 shtator, Gjermania u nda me trajnerin Hansi Flick.

Drejtori sportiv i Federatës, Rudi Voller më pas udhëhoqi përkohësisht ekipin kundër Francës (2-1), përpara se Julian Nagelsmann të emërohej trajner më 22 shtator.

Ish-trajneri i Bayernit do të debutojë në stolin e ish-kampionëve të botës në miqësoret më 14 tetor në Hartford kundër Shteteve të Bashkuara dhe më 17 tetor në Filadelfia kundër Meksikës.

“Ne jemi një ekip i ri dhe duam të shohim sa më shumë lojtarë në ekipin kombëtar. Synimi ynë është të mësohemi sa më shpejt me njëri-tjetrin në kohën e shkurtër që kemi dhe të përpiqemi të zbatojmë përmbajtjen në pak. Pres që edhe në këtë kohë të shkurtër të shihni se si të gjithë duan të luajnë për DFB-në, se të gjithë duan të fitojnë”, ka thënë strategu gjerman.

Për listën e tij të parë, Nagelsmann vendosi të ftojë Mats Hummels, i cili për herë të fundit luajti për kombëtaren në qershor të vitit 2021 në humbjen ndaj Anglisë në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian.

“Mats është një lojtar me shumë përvojë dhe kjo është ajo që ne duam të shohim. Ai është i shkëlqyeshëm në ndërtimin e lojës, ai ka guximin për të luajtur, ndonjëherë ai rrezikon dhe ne do të kemi nevojë për këtë kundër skuadrave që mbrohen. Ai është gjithashtu i mirë në stërvitje dhe i kupton mirë taktikat”, shpejgoi Nagelsmann në një video të postuar në faqen e DFB.

Trajneri gjithashtu emëroi tre lojtarë të rinj, Robert Andrich nga Bayer 04 Leverkusen, Kevin Behrens nga Union Berlin dhe Chris Fuhrich nga Stuttgart. Ai la jashtë treshen e Borussia Dortmundit, Emre Can, Nico Schlotterbeck dhe Karim Adeyemi dhe u largua edhe Timo Werner..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat