Tahiri: Kemi qenë në një krizë rezultatesh 

Futboll

Tahiri: Kemi qenë në një krizë rezultatesh 

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:14
Ardit Tahiri

Drita e Gjilanit përballet me Malishevën, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin në Therandë.

Futbollisti i Dritës, Ardit Tahiri, tregon për pritshmëritë e tyre për këtë ndeshje.

Tahiri shpreson ta vazhdojnë serinë e fitoreve dhe fitore do të synojnë edhe nesër.

"Pas një jave të ngarkuar shpresoj që ta vazhdojmë me rezultate pozitive, sepse kemi qenë në një krizë rezultatesh por ia dolëm ta kalojmë.

Për nesër synojmë fitoren dhe tri pikë", ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat