Kampioni i Botës nuk rikthehet, Bayerni tërhiqet pas presionit të tifozëve

Futboll

Kampioni i Botës nuk rikthehet, Bayerni tërhiqet pas presionit të tifozëve

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:41
Tifozët

Jerome Boateng qëndron pa skuadër prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës franceze me Lyonin. 35-vjeçari gjerman nuk ka arritur të firmosë me ndonjë klub, teksa prej ditësh stërvitet me Bayern Munchen.

Skuadër ku kaloi 10 sezone si futbollist përpara se të transferohej në Ligue 1 në shtatorin e vitit 2021.

Qendërmbrojtësi regjistroi 363 ndeshje me bavarezët, shënoi 10 gola, dhuroi 25 asiste dhe fitoi 22 trofe.

Duke parë edhe problemet në prapavijën e skuadrës së Tuchel, drejtuesit menduan t’i ofronin një kontratë, por u tërhoqën pas presionit të tifozëve.

Të cilët nuk e duan sërish pjesë të skuadrës së tyre të zemrës Boatengun, pasi ky i fundit vijon të ketë probleme ligjore për shkak të dhunës ndaj nënës së fëmijëve të tij.

Ngjarje që pretendohet se ka ndodhur gjatë verës së vitit 2018. Boateng vazhdon të stërvitet me ish-skuadrën e tij për të ruajtur formën e mirë fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat