Ramadani-Bajrami shfaqen në top-formë

Futboll

Ramadani-Bajrami shfaqen në top-formë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:26
Pamje nga ndeshja

Lecce-Sassuolo ndajnë pikët në takimin e javës së tetë të Serie A, duke bërë që derbi i “shqiptarëve” të mbyllet në “paqe”.

Ky takim u mbyll me rezultatin 1:1, me golin e parë që e gjetën miqtë në minutën e 22’ me Berardin, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë në nisje të fraksionit të dytë vendasit barazuan me Krstovic në minutën e 48’.

Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani që e nisin ndeshjen me Leccen nga minuta e parë dhe Nedim Bajrami që u aktivizua nga Sassuolo në minutën e 64’ u shfaqën në top-formë.

Pas javës së shtatë të Serie A, Lecce renditet në vend të shtatë me 12 pikë, teksa Sassuolo renditet në vend të nëntë me dhjetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat