Ballkani zyrtarizon senegalezin, Mamadou Danfa

Futboll

Ballkani zyrtarizon senegalezin, Mamadou Danfa

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:51
Danfa

Mamadou Danfa është përforcimi më i ri i Ballkanit.

Kampioni i Kosovës njoftoi zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me senegalezin.

Danfa te Ballkani vije si lojtar i lirë. Ai në sezonin e kaluar ishte pjesë e Shkupit, ku shënoi pesë gola dhe dha katër asistime në 38 paraqitje.

22-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Kolos Kovalivka në Ukrainë, e Casa Sports në Senegal.

“Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa.

22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi", njofton Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat